Dukagjini apo Malisheva?

Futboll

Dukagjini apo Malisheva?

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:46
Dukagjini

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sonte me një përballje që premton rivalitet dhe luftë për pikët e plota.

Në Klinë, Dukagjini do ta presë Malishevën në një duel mes dy skuadrave që kanë pasur një nisje të mirë të sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, aktualisht renditet në pozitën e pestë të tabelës me tetë pikë, ndërsa Malisheva mban vendin e dytë me 10 pikë.

Malisheva synon të vazhdojë ndjekjen e lideres, Prishtinës, e cila aktualisht kryeson tabelën me 12 pikë, ndërsa vendasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për t’iu afruar kreut.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Malishevës zhvillohet sonte në stadiumin e Klinës, me fillim nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat