Ancelotti i përgjigjet Thiago Silvas

Futboll

Ancelotti i përgjigjet Thiago Silvas

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 17:52
Trajneri Carlo Ancelotti

Trajneri Carlo Ancelotti ka reaguar ndaj kritikave të Thiago Silva për mënyrën se si po bëhet ristrukturimi i Kombëtares së Brazilit.

Ancelotti theksoi se mosha nuk është faktori kryesor në përzgjedhjen e lojtarëve, duke bërë të qartë se prioritet do t’u jepet futbollistëve të rinj me potencial për të ardhmen. Megjithatë, ai shtoi se lojtarët më të vjetër nuk do të përjashtohen automatikisht nga Kombëtarja.

“Në përgjithësi, nuk i shikoj moshat e lojtarëve. Tani është momenti për t’u dhënë përparësi të rinjve me potencial, të cilët mund të jenë pjesë e së ardhmes.”

“Një lojtar 34-35 vjeç nuk do të ketë të ardhme, por ky është i tashmi. Nëse një lojtar në atë moshë është i përgatitur për të luajtur në një kompeticion të rëndësishëm, ai do të jetë pjesë e Seleção-s”, deklaroi Ancelotti.

 Mesazhi i italianit është i qartë, dera e Kombëtares së Brazilit mbetet e hapur për veteranët, për sa kohë që ata tregojnë se janë në nivelin e duhur për të konkurruar në turnetë më të rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat