Dean Klafuriç “ngre stekën” prag ndeshjes në Korçë

Futboll

Dean Klafuriç “ngre stekën” prag ndeshjes në Korçë

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 19:11
Dean Klafuriç

Skënderbeu do të përballet me Tiranën ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të zhvillohet në Korçë do të nisë prej orës 18:30. Prag këtij dueli ka folur për mediat trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç.

“Është një diferencë e vogël kohe mes dy ndeshjeve, Vora dhe Skënderbeu. Kemi punuar me periudha të shkurtra. Ishte e rëndësishme të bënim rikuperim fizik dhe po ashtu pjesë taktike në stërvitje. Jemi përgatitur dhe jemi në gjendje të mirë. Besoj te lojtarët e mi. Kështu që jemi gati për ndeshjen e nesërme.

Duam të konfirmojmë fitoren kundër Vorës, sigurisht në këtë ndeshje. Është e rëndësishme që të jemi në gjendje të mirë, për të vazhduar duke fituar ndeshje.

Deklarata e Ahmataj? Sigurisht që do të shkojmë ta fitojmë atë ndeshje. E respektoj trajnerin kundërshtar dhe Skënderbeun si ekip dhe tifozët. Sigurisht që do e fitojmë ndeshjen. Kjo është mënyra si ne presim çdo ndeshje dhe e kam përmendur.

Merkato? Jam i lumtur. Kam besim te lojtarët e mi. Këto kemi te Tirana.

Ne kemi objektivin tonë që të shkojmë në Europë. Të luftojmë të arrijmë rezultatet më të mira që kemi. Sigurisht që ne duam që të paktën të kualifikohemi në Europë. Por është e vështirë sepse i dimë si ishin dy sezonet e kaluara, por pavarësisht kësaj ne duam të luftojmë për Europën”, tha Klafuriç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat