Tifozat Kuq e Zi i bashkohen marshit nesër

Futboll

Tifozat Kuq e Zi i bashkohen marshit nesër

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 13:29
Tifozat Kuq e Zi

Tifozët e kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë të ditur se do t’i bashkohen marshit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një komunikate, TKZ ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet nesër, më 12 shtator, në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Çlirimtarët do të kthehen në atdhe, sepse ata janë heronjtë tanë!”, thuhet në komunikatën e TKZ-së.

Nga grupi i tifozëve kanë theksuar se pjesëmarrja e tyre lidhet me mbrojtjen e vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e vendit.

Marshi do të nisë nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa TKZ u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat