Nga Gjermania në Superligë

Futboll

Nga Gjermania në Superligë

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 12:12
Portieri Miran Qela

Miran Qela është portieri më i ri i Llapit.

Portieri 19-vjeçar vendosi që të largohej nga Munich 1860, për të nisur një aventurë të re me klubin e Superligës së Kosovës.

Me klubin e ri, Qela ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Me një karrierë të zhvilluar në Gjermani deri më tani, 19-vjeçari shihet si goditje nga klubi shqiptar.

Qela e ka nisur karrierën me Ingolstadt, kur ishte 15 vjeç.

Ndërsa më vonë është aktivizuar me skuadrat zinxhir të 1860 Munich. Vlen të theksohet se këta të fundit janë rivalët e përjetshëm të qytetit për gjigantin e Bayern Munih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat