Chelsea ka hyrë në garë për një nga talentet më premtues të Barcelonës.
Bëhet fjalë për Mark Bernal, mesfushorin 19-vjeçar që po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Europës.
Sipas lajmeve nga Anglia, Chelsea aktualisht shihet si favorit për transferimin e Bernalit, i cili është produkt i akademisë së famshme “La Masia”. Mesfushori spanjoll ka debutuar tashmë edhe me kombëtaren e Spanjës dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues të brezit të tij.
Situata e tij te Barça është bërë më e pasigurt pas transferimit të bujshëm të Rodrit nga Manchester City gjatë verës. Bernal e nisi sezonin si titullar në ndeshjet e para të La Ligës, por minutat e tij kanë ardhur në rënie pas mbërritjes së fituesit të “Topit të Artë”.
Trajneri i Chelsea, Çabi Alonso, po e monitoron nga afër situatën e talentit spanjoll dhe e konsideron atë një zgjidhje afatgjatë për mesfushën. Londinezët e shohin Bernalin edhe si një pasues të mundshëm të Enzo Fernandezit, pas largimit të argjentinasit drejt Manchester Cityt.
Në garë për 19-vjeçarin është edhe Manchester Utd, që gjithashtu po e ndjek me vëmendje situatën e tij. Megjithatë, raportimet bëjnë me dije se Chelsea aktualisht është në pozicionin më të favorshëm për të bërë një ofertë konkrete për Bernalin, sapo të rihapet merkatoja.
Talenti i “La Masias” mund të kthehet kështu në objektivin e radhës të Chelseat, ndërsa Barcelona rrezikon të humbasë një tjetër nga produktet e akademisë së saj.