Emanuela Rusta e ndëshkoi me karton të verdhë,

Futboll

Emanuela Rusta e ndëshkoi me karton të verdhë,

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 13:07
Arbitrja Emanuela Rusta

Flamurtari barazoi të premten në Vlorë përballë Burrelit, në ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë së Parë.

Sfida përfundoi me shifrat 1-1, me kuqezinjtë që barazuan në “frymën e fundit”.

Por një moment interesant ishte në fundin e ndeshjes, kur arbitrja kryesore Emanuela Rusta i tregoi kartonin e verdhë teknikut të vlonjatëve, Oltijon Kërnajës.

Reagimi i këtij të fundit ishte epik, me një bisede të shkurtër me arbitrin e katërt.

“O shpirt për çfarë ma dhatë mo? Për çfarë ma dhe mo zotëri, për çfarë ma dhe kartonin. Çfarë fjalësh mo...”, dëgjohet të thotë Kërnaja karshi arbitrit të katërt të ndeshjes Flamurtari – Burreli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat