Yamal: Jemi Barça

Futboll

Yamal: Jemi Barça

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 14:36
Lamine Yamal

Lamine Yamal ka zbuluar ambicien e madhe të Barcelonës për këtë sezon: fitimin e Ligës së Kampionëve.

Ylli spanjoll beson se skuadra katalanase i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar në kompeticionin më prestigjioz evropian.

Barcelona ka fituar dy tituj radhazi të LaLigës nën drejtimin e Hansi Flick, ndërsa në sezonin 2025/26 triumfoi edhe në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Megjithatë, trofeu i Ligës së Kampionëve vazhdon t’i mungojë Barcelonës në vitet e fundit. Yamal beson se përforcimet e bëra gjatë kësaj vere mund ta ndihmojnë skuadrën për të thyer dominimin e Paris Saint-Germainit në Evropë.

“Të jesh i fiksuar pas fitimit të Ligës së Kampionëve është diçka e mirë”, tha ai.

“Më bën të lumtur kur shoh njerëz që vijnë në dhomën e zhveshjes duke besuar se ne mund ta fitojmë atë”, theksoi Yamal.

Ai ka theksuar se historia e Barcelonës në këtë kompeticion është një motivim i madh për skuadrën aktuale.

“Ne jemi Barça. Ky klub ka pasur momente kur ka qenë skuadra më e mirë në historinë e futbollit dhe ka fituar Ligën e Kampionëve”, pohoi ai.

“Dhe ne e kemi skuadrën për ta bërë këtë edhe këtë vit”, përfundoi Yamal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat