Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është në qendër të vëmendjes në Itali, sidomos nga mediumi i njohur “Tuttosport”.
Nuk mjaftuan dy golat e Zhegrovës, për faktin se Juventusi të dielën në mbrëmje pësoi humbje rezultat 3:2 në konak të Sassuolos në kuadër të Serie A.
“I pakapshëm, i paparashikueshëm”: Zhegrova ndryshon rrjedhën e lojës ndaj Juves, por Spalletti i dërgon një tjetër mesazh.”, është ttiulli i mediumit italian.
“Kur Edon Zhegrovës iu komunikua se nuk ishte përfshirë në listën e UEFA-s, lojtari nga Kosova jo vetëm që e pranoi vendimin, por kishte marrë edhe një vendim: për disa orë, madje për disa ditë, e kishte imagjinuar veten diku tjetër.
Ishte hera e parë që i ndodhte diçka e tillë dhe, pak më vonë, u bë edhe e fundit.
Kur më në fund u bind të largohej, pas një vere gjatë së cilës ishte shtyrë në çdo mënyrë përtej Continassas, për Zhegrovën ishte tashmë tepër vonë”, ka shkruar “Tuttosport” gjatë ditrës së sotme.
“Në kuptimin që nuk kishte më oferta tërheqëse mbi tavolinë. Madje nuk ishte më as Arabia Saudite, e cila gjithsesi e kishte mbajtur në ankth deri në fund të afatit kalimtar, përpara se Al-Ittihad të tërhiqej përfundimisht.
Nuk kishte as mundësi për shfajësim, sado që lojtari përpiqej, Spalletti thjesht nuk e shihte atë të përshtatshëm për skemën e tij të lojës. Preferenca për Nico Gonzalezin, pamundësia për të hequr dorë nga Conceiçao në atë sistem taktik dhe luhatjet e shfaqura në të kaluarën, të gjithë këta faktorë e shtynë Lucion t'u besonte zgjedhjeve të sigurta, duke e lënë Edonin mënjanë.
Ndonëse me hezitim. Jo, vendimi nuk u pranua lehtë në fillim; kjo shkaktoi pakënaqësi dhe me të drejtë. Trajneri e kuptoi këtë dhe gradualisht e riktheu në ekip, derisa mbështetja te ai u bë e pashmangshme, pjesërisht për shkak të dëmtimeve, por mbi të gjitha për shkak të cilësisë që tregoi, jo vetëm kundër Sassuolos, edhe pse ndeshja me Sassuolon ishte një shembull mbresëlënës”, ka shkruar media italiane.
Spalletti e ka përshkruar kështu:
“Ai e ka këtë cilësi: bëhet i pakapshëm, i paparashikueshëm kur krijon këto duele një kundër një në hapësira të ngushta. Pastaj ndonjëherë e mban topin paksa tepër dhe nuk e shërben Kalulun, i cili shkon drejt portës, siç ndodhi në fillim, kur dribloi dy kundërshtarë. Por ai i kaloi të dy dhe pikërisht kjo është ajo që bie më shumë në sy.”
“Me fjalë të tjera, këto cilësi të Zhegrovës nuk janë aspak të padukshme.
Megjithatë, për ta kompletuar një futbollist nevojitet edhe gjithçka tjetër: gatishmëria për të punuar për ekipin, vazhdimësia, aftësia për të bërë diferencën dhe për ta bërë këtë jo vetëm në situata të dëshpëruara apo kur ekipi ka më shumë nevojë.
Edhe për këtë arsye, duhet të kemi kujdes nga emocionet e para dhe nga iluzionet e lehta: nuk do të thotë se Zhegrova është i destinuar të bëhet një figurë e paprekshme e ekipit. Nuk është askush dhe pastaj bëhet gjithçka. Ai është një alternativë, po.
Dhe kjo është një çlirim, veçanërisht për anësorin.
Ai e riktheu dy herë ekipin në lojë, ndërsa stoli e “ndëshkoi” atë për faktin se nuk e kishte çuar menjëherë topin në qendër të fushës dhe përfundoi si një hero përgjysmë: i lumtur për veten, por një lumturi që vlen pak kur nuk mund ta ndash me të tjerët.
Pikërisht kështu ishte”, ka shkruar media italiane.