Xherdan Shaqiri të dielën që lamë pas shënoi dy gola për Baselin, ndërsa sonte Rilind Nivokazi realizoi dy herë në fitoren e Sionit në udhëtim, me rezultat 5:2 ndaj Grasshoppersit, në takimin e mbetur të javës së katërt të elitës së futbollit zviceran.
Kapiteni Amir Abrashi, Samuel Krasniqi dhe Bujar Pllana e nisën ndeshjen nga minuta e parë për Grasshoppersin, ndërsa Donat Rrudhani ishte titullar për Sionin.
Futbollisti Samuel Krasniqi realizoi nga penalltia në minutën e 42-të, duke e barazuar rezultatin në 1:1.
Nivokazi shkëlqeu në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola.
Ai u aktivizua në minutën e 61-të, ndërsa Rrudhani u zëvendësua po në këtë minutë.
Benjamin Kololli hyri në lojë në minutën e 75-të dhe vetëm shtatë minuta më vonë asistoi për golin e katërt të Sionit.
Për vendasit shënuan Krasniqi (42’) dhe Morandi (49’), ndërsa për Sionin realizuan Chouaref (12’), Nivokazi (63’, 69’), Sylla (82’) dhe Lukembila (90+1’).
Pllana u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.
Pas kësaj fitoreje, Sioni renditet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Grasshoppersi është i teti me 8 pikë.