Armando Broja mund të largohet nga Burnley, madje në këtë periudhë. Lajmi i bujshëm vjen nga “Sky Sport”, me këta të fundit që raportojnë se largimi i Brojës nga ekipi anglez është më pranë se kurrë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka si opsion ekipet e Emirateve të Bashkuara Arabe, me Al-Jaziran që e sheh si të duhurin për repartin ofensiv. Kështu, do të vinte edhe bashkimi i Brojës me Kristjan Asllanin, i cili është në huazim nga Inter.
Në krahun tjetër, në Greqi është ekipi i PAOK që ka shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por në formë huazimi. Mirëpo, merkato në tokën helene u mbyll dje, kështu që “pista greke” bie poshtë.
Mbetet të shihet nëse Broja do të pranojë kalimin në Lindjen e Mesme dhe bashkimin me Kristjan Asllanin. Megjithatë, largimi i tij nga Burnley duket shumë afër, duke mbyllur një cikël në futbollin anglez.