Spanja “blindon” Luis De La Fuenten

Futboll

Spanja “blindon” Luis De La Fuenten

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 13:42
Luis de la Fuente

Luis de la Fuente do të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren e Spanjës, pasi trajneri ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2030.

Spanjolli, i cili kishte kontratë deri në vitin 2028, ka udhëhequr iberikët drejt dy sukseseve të mëdha radhazi.

Nën drejtimin e tij, “La Roja” fitoi Euro 2024 dhe më pas Kupën e Botës, duke konsoliduar një nga ciklet më të suksesshme të kombëtares spanjolle.

Marrëveshja e re do ta mbajë 64-vjeçarin në stol edhe gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2030, turne që Spanja do ta organizojë së bashku me Portugalinë dhe Marokun.

Bilanci i trajnerit në krye të përfaqësueses është mbresëlënës.

Që prej marrjes së detyrës, Spanja e drejtuar nga De la Fuente ka pësuar vetëm dy humbje në 41 ndeshje zyrtare.

Rinovimi deri në vitin 2030 i jep trajnerit mundësinë të vijojë projektin e nisur me kombëtaren dhe të drejtojë Spanjën në një tjetër cikël të rëndësishëm ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat