Dinamo do të përballet Laçin, në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të “Abisset Superiore”.
Sfida e cila do të zhvillohet të shtunën, do të nisë prej orës 18:30.
Për këtë duel, klubi dinamovit ka bërë edhe njoftimin për biletat, përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale.
Një biletë në tribunën VIP kap vlerën e 2000 lekëve të rinjë, ndërsa Tribuna 1 dhe 2 kapin vlerën e 1000 lekëve të rinj.
Përballë Laçit, ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të futet në fushë për të vazhduar “trendin” e ecurisë pozitive në kampionat, sidomos pas asaj fitoreje 4-2 ndaj Partizanit në derbi. Në anën tjetër, edhe motivi te kurbinasit është i lartë, të cilët nuk bëjnë hapa pas në fushë dhe do tentojnë të shkaktojnë surprizën në Elbasan.
Duhet thënë se në klasifikim, Dinamo mban vendin e tretë, me 2 pikë më shumë se Laçi i një vendi më poshtë, çfarë e bënë edhe këtë “përplasje” mes tyre akoma dhe më interesante mbi vazhdimësinë.