Nuk ka më dilema

Futboll

Nuk ka më dilema

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 18:37
Mehmeti

Nuk ka më dilema, talenti Adri Mehmeti ka vendosur t’i bashkohet kombëtares së SHBA-së, ku do të jetë nën urdhërat e trajnerit Mauricio Pochettino për ndeshjet e shtatorit.

Para disa minutash, klubi i New York Red Bulls ka publikuar në rrjetet sociale, vendimin se “timonieri” Pochettino e ka përzgjedhur Mehmetin si pjesë të listës për herë të parë.

Kësisojë, marrin fund shpresat e Shqipërisë. Para disa muajsh, mesfushori e kishte lënë “derën e hapur” për kalimin te Kombëtarja nga moshat e SHBA-së, por që mbetën thjeshtë fjalë.

Në merkaton e dimrit, talenti shqiptar ishte mjaft i kërkuar nga gjigantët e futbollit botëror si Bayern Munich, PSG apo Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat