Vajzat kuqezi i nisin kualifikueset e Europianit në shtëpi

Futboll

Vajzat kuqezi i nisin kualifikueset e Europianit në shtëpi

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 18:38
Kombetarja e vajzave U-17

Federata e Futbollit do të mirëpresë ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 të vlefshme kualifikueset e Kampionatit Europian 2027 për grupmoshën U-17 për vajza.

Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Irlanda e Azerbajxhani teksa UEFA ka vendosur që këto sfida të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 28 shtator, 1 dhe 4 tetor në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”. Shqipëria e drejtuar nga Cyme Lulaj do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kosovës më 28 shtator në “Niko Dovana” në ora 15:00.

Takimi i dytë i vajzave kuqezi do të jetë ai përballë Irlandës, po në “Niko Dovana” në ora 15:00 ndërsa ndeshja e tretë do të luhet më 4 tetor ndaj Azerbajxhanit në ora 12:00 në “Niko Dovana”.

Shqipëri – Kosovë, 28 shtator, ora 15:00 “Niko Dovana”

Irlandë – Shqipëri, 1 tetor, ora 15:00 “Niko Dovana”

Azerbajxhan – Shqipëri, 4 tetor, ora 12:00 “Niko Dovan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat