Nga Baseli te Llapi

Futboll

Nga Baseli te Llapi

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 18:56
Sami Bashaj

KF Llapi nga Podujeva njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Sami Bashaj, i cili i bashkohet nga FC Basel i Zvicrës.

“Bashaj ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2029, duke u bërë pjesë e projektit sportiv të KF Llapit.

I lindur më 13 qershor 2006, Bashaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe është zhvilluar në sistemin e FC Basel, ku ka qenë pjesë e grupmoshave të klubit zviceran. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Zvicrën në grupmoshat U17 dhe U18.

Me këtë transferim, KF Llapi vazhdon të përforcojë skuadrën me futbollistë të rinj dhe perspektivë, të cilët synojnë të kontribuojnë në objektivat e klubit”, ka njoftuar KF Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat