Vllaznia dhe Teuta sfidojnë sonte njëra-tjetrën në kuadër të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, nisë prej orës 18:30.
Në këtë duel, dy skuadrat vijnë me forma krejtësisht të ndryshme. Vllaznia ende nuk ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni në kampionat dhe do tentojë me çdo kusht të thyejë këtë krizë rezultatesh në Shkodër, në praninë e tifozerisë së saj.
Në anën tjetër, Teuta që është edhe kryesuese e tabelës, do të zbresë në fushë me objektiva të qarta. Pikët e fituara, plot 10, deri në këtë javë të kampionatit janë tregues që ekipi i Edlir Tetovës nuk ka ndërmend të “heqë këmbën nga gazi”. Ndaj dhe në “Loro Boriçi” janë gati të bëjnë maksimumin për të katërtën fitore radhazi.