Çudi shqiptare

Futboll

Çudi shqiptare

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Tirana do të jetë pa tifozë ndaj Elbasanit. FSHF ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke treguar se kërkesa e bardhebluve erdhi më vonë se duhej.

Tirana u kujtua vetëm dje që të ofronte 5 milionë lekë të vjetra, pikërisht për të pasur tifozë ndaj Elbasanit. Ky gabim i ka kushtuar shtrenjtë klubit bardheblu.

NJOFTIMI I FSHF:

Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, pasi mori në shqyrtim kërkesën e KF Tirana për konvertimin e dënimit për zhvillimin e ndeshjes pa spektatorë,

Vëren se:

Me vendimin nr. 45, datë 11.05.2026, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur ndaj KF Tirana masën disiplinore të zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë.

Më datë 18.09.2026, KF Tirana ka paraqitur kërkesë për konvertimin e masës disiplinore, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Në bazë të nenit 75 të KDE, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë mund të konvertohet me gjobë, pas shlyerjes së gjysmës së dënimit dhe me kërkesë të palës së interesuar.

KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga KF Tirana, dokumentacionin bashkëlidhur saj, komunikimin zyrtar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nga i cili rezulton se, për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion nga momenti i njoftimit për zhvillimin e ndeshjes, Policia e Shtetit e ka pasur objektivisht të pamundur planifikimin dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së saj, si  diskutoi çështjen në tërësi, duke u bazuar në nenin 75 dhe vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, Komisioni vlerëson se në rrethanat konkrete nuk është e përshtatshme konvertimi i masës disiplinore të vendosur. Për këto arsye,

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin e masës disiplinore të zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë, të vendosur me Vendimin nr. 45, datë 11.05.2026

Masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.

Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat