Sot, ka ndërruar jetë tifozi më i flaktë i gjeneratës së artë të hendbollit ferizajas, Ahmet Buzhala.
Komuna e Ferizaj i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit të sportit.
“Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të sportit e kulturës, bashkëqytetarit tonë ikonë e tifozerisë së hendbollit ferizajas, Ahmet Buzhala.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Buzhala, bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
"Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të sportit e kulturës, bashkëqytetarit tonë ikonë e tifozerisë së hendbollit ferizajas, Ahmet Buzhala.
Vepra e kontributi i tij personal e familjarë janë të shumanshme e të shtrira në periudha të ndryshme të zhvillimit të qytetit tonë.
Ato do të mbeten trashëgimi e kujtesë kolektive ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes Buzhala, bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit" mbyllet telegrami i ngushëllimit.