Humbje e madhe për Egnatian

Futboll

Humbje e madhe për Egnatian

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 11:11
Eneo Bitri

Eneo Bitri nuk do të jetë në fushë si titullar kundër Partizanit siç “Panorama Sport” mëson.

Mbrojtësi nuk është rikuperuar plotësisht tek Egnatia, që po ashtu nuk kërkon të rrezikojë.

Kujtojmë se ndaj Elbasanit në javën e kaluar ishte titullar, por qëndroi vetëm 20 minuta në fushë. Më pas erdhi zëvendësimi i detyruar për shkak dëmtimi.

Bitri ndërkohë mund të qëndrojë në stol. Për të ndërkohë do të ishte një sfidë e veçantë.

Te Partizani ka kaluar pjesën më të gjatë të karrierës. Me të kuqtë regjistron plot 121 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat