Luhet derbi i Madridit

Futboll

Luhet derbi i Madridit

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Derbi i Madridit kthehet sot më i zjarrtë se kurrë, pasi në pankinën e Realit tashmë është përsëri Zhoze Murinjo. Portugezi nuk kursente thumbimet e polemikat gjatë etapës së tij të parë te madrilenët ndaj pritet që të ndizet edhe një herë rivaliteti i ashpër i tij me Diego Simeonen.

Në radhët e Atletikos që luan si pritëse, Alvarez është lënë në stol ndërsa Dejvid e nis përsëri si titullar. Risia e madhe është Xhoni në qendër të mesfushës.

Nga ana tjetër, Murinjo ka kthyer në rreshtim Bellingam pasi e kishte lënë pushim, ndërsa Gyler do të jetë titullar në të djathtën. Diomand mbetet në pankinë, kurse Dumfris gjithashtu do të jetë titullar në korsinë e djathtë.

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID: Oblak, Pubij, Romero, Hanko, Xhiuliano, Jorente, Xhoni, Grimaldo, Kang-In Li, Baena, Dejvid.
Trajner: Diego Simeone

REAL MADRID: Kurtua, Dumfris, Konate, Hauzen, Kukureja, Valverde, Tçuameni, Gyler, Belingam, Vinicius, Mbape.
Trajner: Zhoze Murinjo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat