Alegri i zhgënjen të gjithë

Futboll

Alegri i zhgënjen të gjithë

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 15:59
Alegri

Barazimi në transfertë ndaj Fiorentinës konfirmon startin e komplikuar për Napolin e Masimiliano Alegrit. Në këto javë, ekipi i drejtuar prej tij është shfaqur poshtë pritshmërisë dhe ka grumbulluar vetëm shtatë pikë.

Barazimi 1-1 kundër Fiorentinës bën që skuadra të shkojë në pauzën për ndeshjet e kombëtareve me vetëm dy fitore në pesë javët e para, ato ndaj Xhenoas dhe Bolonjëss.

Bilanci plotësohet nga humbjet ndaj Komos dhe Interit, si dhe barazimi i sotëm.

Krahasimet me sezonet e fundit nxjerrin në pah se sa shumë kanë mbetur prapa të kaltrit. Një vit më parë, Napoli i Kontes kishte siguruar 12 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa në sezonin 2024/25 kishte arritur në kuotën e 10 pikëve.

Madje edhe fillimi i vështirë nën drejtimin e Rudi Garsias, për të cilin De Laurentis tha që “nuk kuptonte asgjë nga futbolli”, në sezonin 2023/24 solli një pikë më shumë, me një total prej tetë pikësh nga pesëmbëdhjetë të mundshme. Edhe Ancelotti pati rezultate më të mira në sezonin 2019/20, duke e mbyllur atë periudhë me nëntë pikë.

Bilanci më i mirë gjatë periudhës së analizuar i përket Napolit të Luçiano Spaletit në sezonin 2021/22, i cili e nisi sezonin me pesë fitore radhazi, duke arritur kuotën e plotë prej 15 pikësh. I njëjti trajner grumbulloi 11 pikë vitin vijues, ndërsa Gatuzo arriti në 12 pikë në sezonin 2020/21.

Kështu Alegri përballet me një statistikë të pamohueshme, që shtatë pikë përfaqësojnë rezultatin më të dobët të Napolit pas pesë ndeshjesh në tetë sezonet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat