Elbasani është mjaftuar me vetëm një pikë në transfertë përballë Tiranës, duke barazuar 2-2 në “Selman Stërmasi”. Pas sfidës së zhvilluar në kryeqytet, foli për mediat trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviq.
"I mërzitur? Ndoshta po. E kishim të gjtihën në dorë. Dy gola të bukur për mënyrën se si shkoi edhe pjesa e dytë. Ishim me fat sepse Tirana ishte më e mira në pjesën e dytë. Derbi prapë një pikë nuk jam i kënaqur. Por edhe nuk është keq. Si shkon ndeshja nga fillimi, jam pak i mërzitur.
U konsumuat me Egnatian, ndoshta terreni sot? Ndryshimet mes pjesëve?
Patjetër ndaj Egnatias ishte ndeshje me shumë ritëm. Fusha sot ishte keq, ishte më e vështirë për lojë dhe pak ndoshta ishim të lodhur. Kur ishim dominues në pjesën e parë dhe lojtarët fitonin duele. Pastaj ishim dhe në ndërrimet. Nuk fituam çfarë programuan nga pankina. Ndoshta mund të shkojë një pjesë keq. Ky është futbolli. Kishim pak fat sepsee tirana rrezikoi më shumë se neve. Ndaj dhe barazimi ishte rezultat i drejtë.
Problemi i Elbasanit që nuk e menaxhoi? Pjesa e dytë me agresivitetin me ritëm. Në pjesën e parë kishim më shumë agresiuv, kemi fituar shumë duele. Në pjesën e dytë u ul ritmi. Tirana fitoi besimin nga ne. Kjo ishte keq për ne që nuk u menaxhua.
Goditjet në portë? Për 45 minuta nuk bën asgjë në sulm, si është e mundur? Statisitka është e drejtë. Pjesa e dytë tirana meritoi më shumë dhe nuk ishim më mirë. Do flasim me çunat dhe do bëjmë analizat. Ndoshta pak lodhja, e kishim menduar lehtë, pa duel. Do e flas me çunat patjetër”, tha Gvozdenoviq.