Ditë e keqe për Xherdan Shaqirin

Futboll

Ditë e keqe për Xherdan Shaqirin

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2026 Në ora: 18:33
Kapiteni Xherdan Shaqiri

Baseli ka pësuar humbje si vendas, me rezultat 1:3 ndaj St. Gallenit, në ndeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit zviceran.

Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Baseli patën një ditë të keqe. 

Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+2-të.

Në anën tjetër, Betim Fazliji u paraqit për 62 minuta me St. Gallenin.

Për Baselin shënoi Celar nga penalltia në minutën e 53-të, ndërsa për St. Gallenin realizuan Balde (9’), Witzig (65’) dhe Boukhalfa (85’).

Pas kësaj ndeshjeje, Baseli renditet i katërti me 13 pikë, po aq sa ka edhe St. Galleni, që ndodhet një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat