Më në fund, Djed Spence edhe më afër debutimit tek Interi
Djed Spence ende nuk ka luajtur për Interin që nga transferimi i tij nga Tottenhami, por sipas “Gazzetta”, anglezi do të jetë i gatshëm kur Serie A të rikthehet në tetor.
Mbrojtësi anglez, Spence, po përgatitet për debutimin e tij me Interin pas pushimit të kombëtareve.
26-vjeçari iu bashkua Interit nga Tottenhami në një transferim të përhershëm prej 35 milionë eurosh gjatë verës, por ende nuk ka debutuar për “Nerazzurrët” për shkak të problemeve me gjendjen fizike.
Spence ka stërvitur i veçuar që nga bashkimi me “Nerazzurrët”, në mënyrë që të rikthejë formën fizike për ndeshje pas një fushate të lodhshme në Kupën e Botës me Anglinë.
Siç raporton “Gazzetta”, ish-mbrojtësi i Spurs do të stërvitet i veçuar këtë javë, por pritet t’i bashkohet ekipit javën e ardhshme.
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, u ka dhënë lojtarëve të tij një javë të plotë pushim, ndërsa stërvitjet në grup për ata që nuk janë të angazhuar me kombëtaret do të rinisin të hënën e ardhshme.
Spence do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë pas pushimit të kombëtareve, më 10 tetor, kur Interi do ta presë Parmën në “San Siro”.
26-vjeçari tashmë ka luajtur në Serie A me Genoan, duke bërë 16 paraqitje me “Rossoblut” gjatë sezonit 2023/24./