Vora shfrytëzon ndalesën

Futboll

Vora shfrytëzon ndalesën

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 19:56
Vora

Vora ka njoftuar pak minuta më parë caktimin e një ndeshje miqësore që do ta luajë me Korabin, më datë 26 shtator.

Kjo sfidë pritet të luhet në Vorë, prej orës 16:00.

Duket se klubi vorak nuk ka ndërmend të ndalë hapin, edhe pse kampionati në vend është ndalur për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Momentalisht, ekipi i Arjan Bellait ndodhet në vendin e 8-të në klasifikim, në të njëjtat kuota pikësh me Partizanin e një vendi më sipër.

Barazimi në Korçë përballë Skënderbeut nuk la shije të mirë te vorakët të cilët i shkuan shumë pranë fitores së dytë në kampionat. Megjithatë, “djemtë” e Bellait nuk pritet të “frenojnë” dhe do të rikthehen në fushë shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat