Futbollistët e Maqedonisë vazhduan përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në Ligën e Kombeve kundër Zvicrës.
Përzgjedhësi Goce Sedlloski e ka kompletuar skuadrën. I vetmi që mungon është Darko Çurlinov, për arsyet e njohura.
Është e qartë se futbollistët e rinj dhe debutuesit duan të tregojnë veten para Sedlloskit. Për këtë arsye, atmosfera në stërvitje është shumë intensive dhe duelet janë të ashpra.
Secili dëshiron të luajë me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë të shtunën në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, prandaj edhe në stërvitje po zhvillohen duele shumë të forta.