Prapaskenat e interesimit për shqiptarin e Interit

Futboll

Prapaskenat e interesimit për shqiptarin e Interit

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 19:28
Alain Taho

Portieri shqiptar Alain Taho po tërheq vëmendjen e klubeve evropiane pas një sezoni pozitiv me ekipin Primavera të Interit.

Paraqitjet e tij kanë bërë që 19-vjeçari të përfshihet edhe në një formacion të publikuar në rrjetet sociale, ku renditen disa prej talentëve më të spikatur të kësaj moshe, mes tyre edhe Lamin Jamal dhe Ousmane Diomande.

Me një gjatësi prej 193 centimetrash, Taho dallohet për sigurinë mes shtyllave, por edhe për aftësinë për të marrë pjesë në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

Karakteristikat e tij teknike dhe fizike e kanë vendosur në radarët e disa klubeve evropiane. Tashmë, portieri shqiptar pret mundësinë për të bërë hapin e radhës dhe për të fituar hapësira te Inter U23, skuadër që drejtohet nga trajneri Stefano Veki.

Interesimi për Tahon nuk ka munguar edhe gjatë merkatos së verës. Në listën e klubeve që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij kanë qenë Lucerna në Zvicër, si dhe Gil Vicente e Tondela në Portugali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat