Vllaznia është në kërkim të pasuesit të Edi Martinit, edhe pse “divorci” mes palëve nuk është njoftuar ende zyrtarisht.
Mes emrave që kanë qarkulluar në media për t’u ulur në stol është edhe ai i Zekirija Ramadanit, ish-trajnerit të Dritës.
Trajneri në fjalë është kontaktuar nga “Zona 30”, ndërsa ka komunikuar vendimin e tij për të mos drejtuar Vllazninë, që lidhet me arsyet personale.
Tashmë, shkodranët nisin “aksionin” për të gjetur të tjerë kandidatë që do të “shpëtonin” Vllazninë nga kriza që po kalon momentalisht në “Abissnet Superiore”, vendi i fundit dhe vetëm 2 pikë në total.