Gjermania barazon

Futboll

Gjermania barazon

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Pas pushimit veror, pas përfundimit të Kupës së Botës, futbolli i kombëtareve u rikthye sonte me fillimin e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Kalendari këtë herë është më i ngjeshur se zakonisht, pasi kombëtaret do të zhvillojnë jo dy, por katër ndeshje gjatë periudhës së parë të garës, nga 24 shtatori deri më 6 tetor.

Sot u zhvilluan tetë ndeshje të xhiros së parë.

Rezultatet
Holandë – Gjermani 1:1
Gakpo 90+2' / Nmecha 32'
Norvegji – Danimarkë 3:2
Bobb 14', Haaland 18', 74' / Damsgaard 25', Højlund 60'
Portugali – Uells 1:0
João Félix 22'

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, Holanda dhe Gjermania barazuan 1:1.

Holanda kaloi në epërsi në minutën e 13-të me anë të Virgil van Dijk pas një goditjeje nga këndi, por goli u anulua për shkak të një faulli të Brian Brobbey në sulm.

Gjermania kaloi në epërsi në minutën e 32-të, kur Felix Nmecha reagoi më së miri brenda zonës së vogël dhe shënoi.

Goli shkaktoi protesta nga holandezët, pasi ata kërkuan që Gjermania ta nxirrte topin jashtë, ndërsa Brian Brobbey qëndronte i shtrirë i dëmtuar. Sulmuesi i Sunderlandit u detyrua të largohej nga loja, por goli u pranua.

Gjermania pati mundësi të dyfishonte epërsinë para pushimit, por Adeyemi humbi një rast të madh, duke goditur jashtë portës së zbrazët nga rreth 10 metra.

Në pjesën e dytë, Ruben van Bommel gjuajti rrezikshëm nga rreth 18 metra, por Marc-André ter Stegen bëri një pritje të shkëlqyer.

Megjithatë, Holanda arriti të barazojë në minutën 90+2'. Van Bommel ia mori topin Serge Gnabryt në gjysmën e fushës dhe më pas asistoi me pjesën e jashtme të këpucës për Cody Gakpon, i cili nga afër shënoi për 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat