Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica komentoi fitoren e "Dardanëve" ndaj Irlandës në "Fadil Vokrri" me rezultat 1:0.
Rashica tha se Irlanda ishte një skuadër e vështirë, pasi ishin kompakt në mbrojtje.
"Janë ekip që mbrohen shumë mirë dhe me tërë ekipin, u pa që në pjesë të parë mbrojtësit e nxorën topin nga vija.
Ishin i gjithë ekipi mbrapa, sidomos për lojën tonë me krosime për shkak që e kemi sulmuesin më të mirë për lojën në ajër ka qenë e vështirë sepse edhe ata janë të gjatë, por ia arritëm në fund ta fitojmë ndeshjen.
Ishte me rëndësi të nisim me fitore këtë kampanjë, në shtëpi", tha fillimisht Rashica.