Deschamps refuzon Turqinë

Futboll

Deschamps refuzon Turqinë

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 14:25
Didier Deschamps

Didier Deschamps ka marrë një ofertë për të marrë drejtimin e kombëtares së Turqisë, por trajneri francez ka vendosur ta refuzojë propozimin.

Sipas Le Figaro, Federata Turke ka kontaktuar ish-përzgjedhësin e Francës pas përfundimit të Botërorit 2026, por Deschamps, së bashku me agjentin e tij Jean-Pierre Bernès, e kanë refuzuar ofertën.

Deschamps, i cili u largua nga Franca pas 14 vitesh në krye të kombëtares, dëshiron të marrë kohën e nevojshme para se të vendosë për aventurën e ardhshme.

Ai mbetet i hapur për mundësi të ndryshme, qoftë në një klub evropian, në Gjirin Persik apo në drejtimin e një tjetër kombëtareje.

Ndërkohë, Franca tashmë ka nisur një epokë të re me Zinedine Zidane në stol, pas përfundimit të ciklit të gjatë të Deschamps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat