Klopp bind në debutim

Futboll

Klopp bind në debutim

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 16:25
Klopp

Barazimi 1-1 ndaj Holandës nuk e zbeh entuziazmin në Gjermani për debutimin e Jürgen Klopp në stolin e kombëtares.

Në qendër të vëmendjes janë sidomos qëndrimi dhe intensiteti i skuadrës.

Edhe Lothar Matthäus, zakonisht kritik, e vlerësoi trajnerin e ri: “Klopp ka futur një shpirt luftarak te skuadra dhe lojtarët iu përgjigjën mirë. Ishte një fillim i mirë. Mund të jemi të kënaqur me rezultatin dhe qëndrimin”.

Megjithatë, sipas tij, ka ende hapësirë për përmirësim.

“Sport Bild” shkroi: “Kombëtarja gjermane po lufton me shumë më tepër vendosmëri sesa në dështimin e kësaj vere dhe, mbi të gjitha, lojtarët po luftojnë sërish për njëri-tjetrin”. “Welt” theksoi: “Një gjë është e sigurt pas ndeshjes së parë ndërkombëtare të Klopp; ai ka aftësinë të bëjë diferencën”.

Ndërsa “Bild” vlerësoi presingun e lartë, agresivitetin dhe sakrificën: “Klopp tashmë e ka zgjidhur problemin më të madh të Botërorit”. E vetmja notë negative ishte Marc-André ter Stegen, i rikthyer pas 473 ditësh. Në pjesën e parë kompletoi vetëm 9 nga 16 pasime, por në të dytën bëri disa pritje vendimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat