Mancini insiston

Futboll

Mancini insiston

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 12:35
Roberto Mancini

Italia është mundur me shifrat 2-0 nga Belgjika në Ligën e Kombeve në ndeshjen e luajtur në “Olimpico” dhe ka dalë nga fusha e lojës mes vërshëllimave të tifozëve që nuk ishin të kënaqur as me lojën që panë në fushë nga të kaltrit në ciklin e ri të Roberto Mancinit.

Por vetë trajneri i Italisë ka insistuar se ekipi nuk ishte aq keq sa mendohet dhe insistoi se përmirësimet do ta bëjnë të ngjitet në majën e futbollit botëror përsëri.

“Paraqitje poshtë pritshmërive? Jo, ndodhi në pjesën e parë, e vërtetë që ishim poshtë pritshmërisë. Belgjika luajti më mirë se ne, por jo në pjesën e dytë, skuadra bëri shumë mirë deri në 2-0 me kundërsulm pas një gabimi që bëmë ne.

Kishim 4-5 raste për të bërë 1-1, ndaj i vumë poshtë.

Vërshëllimat? Kur humbet mund të ndodhin, por nuk është gjithçka negative. Do të jetë më e bukur kur të arrijmë në majën e Everestit, finalja do të jetë edhe më e bukur” tha Mançini, duke i qëndruar fjalëve të tij se brenda katër viteve Italia do të fitonte diçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat