Anglia dhe Spanja sërish përballë

Futboll

Anglia dhe Spanja sërish përballë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 14:23
Pamje nga ndeshja

Sonte në mbrëmje, Anglia dhe Spanja përballen sërish, dy vjet pas finales së paharrueshme të Europianit 2024.

Këtë herë, sfida zhvillohet në Nations League. “Tre Luanët” kërkojnë reagimin pas një vere zhgënjyese, ndërsa synojnë një nisje pozitive nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Anglia do të përballet me disa mungesa të rëndësishme, me Rice, Palmer dhe Rashford që nuk janë pjesë e kombëtares.

Megjithatë, “Wembley” mbetet një fortesë për vendasit, që përballen me një prej kombëtareve më të kompletuara në arenën ndërkombëtare.

“Sa më shumë analizon Spanjën, aq më shumë vlerëson organizimin dhe punën e saj kolektive.

o të ketë momente kur do të na duhet të vuajmë, por edhe momente ku mund të imponojmë lojën tonë dhe të shfrytëzojmë pikat tona të forta. Kemi një plan dhe një ambicie të qartë. Spanja është një skuadër shumë e kompletuar, por ne duam të tregojmë se mund ta përballojmë dhe ta vendosim në vështirësi”, tha Tuchel.

Në krahun tjetër, “La Roja” mbërrin në këtë sfidë me statusin e kampiones së Europës dhe të botës. Spanjollët vazhdojnë të konfirmojnë forcën e tyre, me 38 ndeshje radhazi pa humbje në kohën e rregullt, 28 fitore dhe 10 barazime.

Megjithatë, përballë Anglisë, skuadra e Luis de la Fuente e di se do të ketë përballë një kundërshtar për t’u respektuar.

“Përballja me Anglinë është skenari ideal për të festuar yllin e dytë. Do të jetë një sfidë speciale, me një atmosferë në lartësinë e kësaj ndeshjeje. Duam të nisim një histori të re, të arrijmë objektiva të mëdha dhe të thyejmë rekorde. Kam besim te kjo skuadër, te uria dhe ambicia e saj për të vazhduar të fitojë dhe të shkruajë historinë. Kjo ndeshje do të na kërkojë maksimumin”, tha De La Fuente.

Historia e përballjeve të fundit favorizon Spanjën, që ka fituar gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit ndaj Anglisë.

Një tjetër test i rëndësishëm për “Tre Luanët”, në një “Wembley” që pritet të jetë i mbushur për një tjetër kapitull të rivalitetit mes dy kombëtareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat