“La Gazzetta dello Sport”: Zhegrova titullar pas 2 vitesh, si u paraqitën lojtarët e Juventusit me kombëtaret

Futboll

“La Gazzetta dello Sport”: Zhegrova titullar pas 2 vitesh, si u paraqitën lojtarët e Juventusit me kombëtaret

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2026 Në ora: 15:52
Pamje nga ndeshja

Vetëm dy lojtarë të Juventusit ishin titullarë dhe luajtën gjatë gjithë ndeshjes. Në total, nëntë lojtarë të klubit grumbulluan 344 minuta, pa shënuar asnjë gol dhe pa dhënë asnjë asist.

Katër prej tyre, Koopmeiners, Conceição, Vicario dhe Kalulu, e ndoqën ndeshjen nga banka rezervë.

Zhegrova titullar me Kosovën pas gati dy vitesh

“Një nga lajmet pozitive ishte Edon Zhegrova, i cili më në fund arriti të luajë minuta të konsiderueshme me Kosovën pas një periudhe të gjatë.

Zhegrova luajti 72 minuta në fitoren 1:0 të Kosovës ndaj Irlandës.

Me kombëtaren, ai nuk kishte luajtur kaq gjatë që nga nëntori 2024, ndërsa në nivel klubesh, para operacionit, nuk kishte arritur një minutazh të tillë që nga fillimi i dhjetorit të atij viti.

I aktivizuar si mesfushor ofensiv i djathtë në skemën 3-4-2-1, Zhegrova tregoi disa nga cilësitë që tifozët e Juventusit i njohin:
5 driblime të suksesshme nga 9 tentativa

2 krosime të sakta nga 5

22 topa të humbur nga 51 prekje”, ka shkruar media italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Sarr rikthehet titullar me Senegalin

Paraqitje pozitive pati edhe Sarr, i cili u rikthye në formacionin titullar të Senegalit pas pothuajse një viti.
Në barazimin 1:1 ndaj Mozambikut, ai luajti 63 minuta, nuk gaboi asnjë pasim, humbi vetëm 4 topa nga 37 prekje dhe pati edhe një goditje drejt portës.

Celik: mirë në duele, por gabimi i kushtoi Turqisë

Zeki Çelik ishte titullar me Turqinë si mbrojtës i djathtë në qendrën e mbrojtjes, në skemën 3-4-2-1 të Vincenzo Montellës.

Ai arriti ta kufizojë Kylian Mbappen për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe fitoi 6 nga 7 duele, tokësore dhe ajrore.

Por një gabim në leximin e aksionit, kur doli për të mbuluar Dembelen në qendër, i hapi rrugën sulmuesit të Real Madridit për golin vendimtar.

Allajbegoviq pa shumë ndikim

Kerim Allajbegoviq ishte titullar për Bosnjën në barazimin 0:0 ndaj Polonisë dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 90+1.

Paraqitja e tij ishte më pak bindëse: vetëm 1 driblim i suksesshëm nga 6, 13 topa të humbur dhe një gol direkt nga goditja e këndit, i cili u anulua nga arbitri për një faull të mëparshëm në zonë.

Douglas Luiz rikthehet me Brazilin pas më shumë se dy vitesh

Douglas Luiz u rikthye në listën e Brazilit pas më shumë se 26 muajsh.

Ai hyri në minutën e 62-të në miqësoren kundër Australisë, duke zëvendësuar Bruno Guimaraes.

Mesfushori nuk pati një paraqitje të spikatur: i mungoi dinamizmi, gaboi në disa pasime të gjata dhe, mbi të gjitha, shkaktoi një faull pranë zonës.

Nga ajo goditje e lirë erdhi goli i Australisë nga Irankunda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat