Kombëtarja e Suedisë dhe Liverpooli kanë marrë një goditje së fundmi.
Kjo për shkak se ylli i sulmit, Alexander Isak ka pësuar një lëndim gjatë parapërgatitjeve për “Nations League”.
Përveç tij e ka lënë grumbullimin edhe ylli tjetër suedez, Hjalmar Ekdal për të njëjtën arsye.
Nuk dihet ende se sa do të mungojnë lojtarët, por që selektori Graham Potter nuk ka bërë ende të ditur se kë do të thërrasë në vend të tyre.
Suedia, ndeshjen e radhës në “Nations League” do të zhvillojë ndaj Polonisë, nesër në orën 20:45.