Transferimi i fundit i Juventusit

Futboll

Transferimi i fundit i Juventusit

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 11:50
JUventus

Juventusi do të prezantojë Neton në vazhdim. Ish-portieri i “Zonjës” ka mbërritur në Torino dhe zyrtarizimi është çështje kohe.

Afrimi i një tjetër portieri pas dëmtimit të rëndë që pësoi Kamil Grabara, ishte i domosdoshëm. Neto tashmë shikohet si portier i dytë.

Zgjedhja kryesore për portën e bardhezinjve është Vikario.

Tashmë skuadra e Luçiano Spaletit kompletohet sërish.

Neto u afrua si lojtar i lirë në moshën 37-vjeçare.

Braziliani ishte për herë të fundit pjesë e Botafogos në Brazil. Një nga momentet më të mira në karrierë ishte në vitin 2019, kur Barcelona shpenzoi 26 milionë euro për transferimin nga Valencia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat