Marrin fund dilemat

Futboll

Marrin fund dilemat

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Tashmë nuk ka më dilema, FSHF-ja ka zbuluar se kur do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Në aplikacionin e Federatës Shqiptare të Futbollit bëhet e ditur se derbi më i rëndësishëm në Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për javën e 6-të të Abissnet Superiores.

Si “Demat e Kuq”, ashtu edhe bardheblutë, nuk e kanë nisur sezonin e ri brenda pritshmërive.

Tirana renditet në vendin e 6-të, kurse Partizani një shkallë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat