Elbasani ka mposhtur Sopotin, në kuadrin e ndeshjes miqësore.
Sfida përfundoi në favor të verdhebluve me rezultatin minimal 0-1.
Një test i kaluar me sukses për ekipin e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviq, ndërsa stafi teknik e shfrytëzoi këtë miqësore për të parë më nga afër dhe talentët e rinj që zbritën në fushë, krahas organikës “fikse”.
Golin e vetëm të këtij dueli e shënoi Donart Ibrahimi, i cili mori dhe vlerësime pozitive për performancën e treguar në fushë.
Përgatitjet do të intensifikohen edhe në ditët në vazhdim, një javë para rikthimit në fushë për sfidën e javës së 6-të të Superiores, atë përballë Vorës në “Elbasan Arena”.