E konfirmon federata

Futboll

E konfirmon federata

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 12:02
Lamine Yamal dhe Raphinha

Raphinha ka lënë grumbullimin me Brazilin për ndeshjen miqësore që skuadra do ta luajë me Indinë.

Njoftimin e bën të ditur vetë Federata braziliane e Futbollit, përmes një komunikate zyrtare ku sqarohet se sulmuesi do të rikthehet në Barcelonës për të vazhduar me rikuperimin për shkak të dëmtimit.

Braziliani vuan nga një endemë e e lehtë muskulare në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe nga stafi mjekësor i kombëtares është parë e arsyeshme që Raphinha të largohet për të ndjekur procesin e rikuperimit.

Sigurisht, një zhvillim që ngre shqetësime te Barcelona, për shkak edhe të ndeshjeve që katalanasit do të luajnë në muajin tetor, mes të cilave, atë në Champions përballë PSG-së dhe El Clasicon me Real Madrid. Periudha e ndalesës përflitet në 10 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat