Rafael Leao e merr numrin 7

Futboll

Rafael Leao e merr numrin 7

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 11:51
Cristiano Ronaldo

Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kampi i Portugalisë, numri 7 në fanellën portugeze ka një pronar të ri.

Cristiano Ronaldo u largua nga kampi portugez, pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e kombëtares së Portugalisë, Jorge Jesus.

Ronaldo doli me një postim në rrjetet sociale, duke thënë se pas konferencës për shtyp nga Jorge Jesus dhe pas një bisedimi me presidentin e Federatës së Futbollit të Portugalisë ka vendosur që të largohet nga kombëtarja këtë grumbullim.

Ai ka bërë me dije se arsyet për këtë vendim do t’i bëjë më dije më vonë.

Pas largimit të bujshëm të Ronaldos, tashmë Federata portugeze ka vendosur që numri i tij ikonik të kalojë te një lojtar tjetër.

Rafael Leao i Galatasarayt do të jetë pronari i ri i numrit 7 te kombëtarja portugeze, siç raporton “B24PT”.

Leao ka 50 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, me të cilën ka shënuar edhe gjashtë gola.

Ndërkohë, Ronaldo 234 paraqitje më kombëtaren, duke shënuar një numër rekord golash prej 146 sosh.

Gjatë kohës së tij me Portugalinë, ajo ka fituar tre trofe: EURO 2016 dhe dy herë Ligën e Kombeve, më 2019 e 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat