Mungesa e madhe te “Dardanët”

Futboll

Mungesa e madhe te “Dardanët”

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 19:57
Izraeli - Kosova

Ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga nisja e ndeshjes Izrael – Kosovë, e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve, janë publikuar formacionet zyrtare.

Ajo çka bie në sy në qasjen e trajnerit Franco Foda, përkon me 7 ndryshime në formacionin bazë, krahas sfidës së humbur 3:1 ndaj Austrisë para disa ditësh.

Mungesa e madhe te “Dardanët” përkon me goladorin Vedat Muriqi.

Jo vetëm që nuk është në 11-shen, por as në stolin e rezervave. Gjithçka ka të bëjë me lëndim muskulor gjatë stërvitjes para ndeshjes.

Me shumë gjasa, Muriqi e ka mbyllur me Kosovën për këto ndeshje në Ligën e Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat