Gjermania ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve.
Gjermanët ishin më të mirë duke demoluar Serbinë me lojë e rezultat.
Në minutën e 39-të, Tom Bischof përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e sipërm të majtë mposht portierin serb.
Në minutën e 61-të, Florian Wirtz pranon një pasim të bukur dhe me një goditje të ulët në këndin e poshtëm të majtë mposht portierin Petroviq, 2:0.
Greqia kryeson me 7 pikë, pasojnë Holanda me 5, Gjermania 4 dhe Serbia është e fundosur me 0.