Pasditen e sotme, në Podujevë, Shkëndija nga Tetova u mposht në një ndeshje miqësore nga skuadra vendase Llapi, me rezultat 1:0.
Golashënuesi i vetëm ishte Ramadani, i cili shënoi në minutën e 17-të.
Kjo ishte një mundësi e mirë për trajnerin e tetovarëve, Artim Pollozhanin, që të testojë formën aktuale të futbollistëve të tij, si dhe t'u japë hapësirë lojtarëve që gjatë pjesës së deritanishme të sezonit nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion.
Nga ana tjetër, Llapi po duket se po arrin formën.