Fitorja e parë e Klopp ndez debatin në Gjermani

Futboll

Fitorja e parë e Klopp ndez debatin në Gjermani

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 13:03
Gjermania

Fitorja e parë e Jurgen Klopit i jep trajnerit të ri të kombëtares një shtysë të madhe në aspektin sportiv dhe ndez diskutimin për lojtarët e konsoliduar dhe kapitenin Xhoshua Kimish. Jurgen Klopp pati pak kohë për të shijuar fitoren e tij të parë si trajner i kombëtares dhe atë që ai e konsideroi një “mbrëmje perfekte”, mes axhendës së ngjeshur të ndeshjeve ndërkombëtare.

Në ndeshjen e tij të tretë me Gjermaninë, “efekti Klop” u shfaq për herë të parë në mënyrë të plotë, skuadra e tij luajti futbollin bindës që trajneri i suksesshëm synon ta zbatoj në mënyrë të qëndrueshme.

“Ishte një kënaqësi t’i shihje djemtë nga minuta e parë deri në të fundit, të shihje se si e përqafuan ndeshjen, si ushtruan presion ndaj kundërshtarit, si, pa qenë perfektë, bënë kaq shumë gjëra siç duhet”, përmblodhi me kënaqësi Klop vonë në mbrëmje, duke veçuar gatishmërinë totale për ta rikuperuar topin kolektivisht si një ndryshim të madh krahasuar me dy ndeshjet e para në Holandë (1-1) dhe ndaj Greqisë (0-1):

“Mund të marrim çdo rrezik në botë kur kundërpresingu ynë është në maksimum. Atëherë humbja e topit nuk përbën problem. Dhe kundërpresingu ishte në maksimum, ishte jashtëzakonisht i mirë.” Paraqitja e së enjtes ka ndezur tashmë diskutime të shumta për lojtarët e konsoliduar dhe pretendentët e rinj, për Kimish e lënë jashtë, si dhe për treshen e mesfushës që shkëlqeu ndaj serbëve, ku bënin pjesë edhe dy bashkëlojtarët e rinj të Kimishit te Bajerni, Pavloviç dhe Tom Bishof, si dhe për paraqitjen virtuoze Florian Virtz.

Klop shprehu pakënaqësinë që kjo temë iu parashtrua që në pyetjen e parë të konferencës për shtyp, duke thënë: “Kjo është një mbrëmje kaq e bukur. Dhe ne po hapim një temë që nuk duhet të ishte fare temë.

” Por kjo çështje është diçka që Klop nuk do të mund ta anashkaloj thjesht.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse të Pavloviç dhe Bishof, konkurrenca për vendet me Kimish dhe Feliks është intensifikuar. Dhe, sigurisht, ekziston edhe debati se cili lloj lojtari në mesfushën qendrore i përshtatet më mirë stilit të futbollit me intensitet të lartë që kërkon Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat