Le Bris për Xhakën pas dënimit

Futboll

Le Bris për Xhakën pas dënimit

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 15:30
Xhaka e Le Bris

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka reaguar shkurtimisht për situatën e Granit Xhakës, pasi mesfushori shqiptar u dënua në Zvicër për çështjen e certifikatës së rreme të COVID-19.

I pyetur nga gazetarët nëse Xhaka duhet të jetë i lehtësuar që dënimi ndaj tij është me kusht dhe nuk përfshin burgim, Le Bris u përgjigj:

“Absolutisht. Është shumë më mirë për një futbollist.”

Reporter on Granit Xhaka "We've heard in the last little while that Granit Xhaka has had a suspended monetary fine for the Covid certificate incident. He must be pleased he's not going to jail".

Trajneri francez nuk deshi të komentonte më tej për çështje jashtë futbollit, duke theksuar se vëmendja e tij është te paraqitjet e Xhakës në fushë.

“Nuk kam koment për temat jashtë futbollit, por ajo që kam parë gjatë pushimit të kombëtareve është se ai është stërvitur shumë mirë.

Kjo është shumë pozitive. Ai është në një gjendje shumë të mirë nga ana futbollistike dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Le Bris.

Xhaka pritet të vazhdojë të jetë një nga liderët kryesorë të Sunderlandit, ndërsa klubi anglez synon rezultate sa më të mira në vazhdim të sezonit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat