Kjo është koreografia e veçantë e Torcidës për derbin me Dinamon

Futboll

Kjo është koreografia e veçantë e Torcidës për derbin me Dinamon

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2026 Në ora: 16:11
Pamje

Torcida i kushtoi një koreografi të veçantë derbit Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Zagrebit, duke nderuar këngëtarin e njohur kroat Dino Dvornik.

Torcida, grupi i tifozëve të Hajdukut të Splitit, shpalosi një koreografi të veçantë në fillim të derbit kundër Dinamos së Zagrebit, në stadiumin “Polud”, në kuadër të xhiros së nëntë të SuperSport HNL-së.

Në koreografi paraqitej një lojtar bejsbolli me shkop në dorë, i shoqëruar nga mbishkrimi “Asgjw kundwr Splitit”.

Motivi kryesor i koreografisë ishte Dino Dvornik, këngëtari kroat që ndërroi jetë në vitin 2008, në moshën 44-vjeçare. Në transparent shihej figura e tij nga koha kur luante bejsboll për klubin Nada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat