Alonso ishte shumë taktik

Futboll

Alonso ishte shumë taktik

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 18:27
Mourinho

Alonso ishte shumë taktik!

Edhe pse jemi vetëm në javët e para të La Liga-s në dhomat e zhveshjes së Real-it kanë nisur pakënaqësitë e para karshi metodave të Jose Mourinho-s.

Rikthimi i portugezit në Madrid nuk mund të ishte garanci për triumfin në fushë, por deri më tani ai nuk ka mundur as të krijojë frymën e grupit brenda një skuadre, e cila gjithmonë e më shumë shikon me skepticizëm metodat e tij të punës.

Vitin e kaluar në këtë periudhë lojtarët e Real-it kishin nisur që të ankoheshin pranë presidencës pasi gjykonin se taktikat e Xabi Alonso-s ishin shumë të sofistikuar, por tani Jose Mourinho është duke u kritikuar se mbështetet shumë tek aftësitë individuale të disa lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat