Milanit i vjen një lajm i keq gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, pasi Matteo Gabbia është detyruar të lërë fushën para kohe për shkak të një problemi fizik.
Mbrojtësi kuqezi u rrëzua në fushë pas një sprinti, teksa po përpiqej të ndërhynte përpara Laurienté. Dyshimet e para lidhen me një dëmtim në muskulin fleksor, ndërsa lojtari 26-vjeçar u largua me barelë.
Për Gabbian, kjo ishte ndeshja e parë si titullar në këtë fillim sezoni, por paraqitja e tij përfundoi pas vetëm 19 minutash. Në vend të tij, trajneri aktivizoi Koni De Winter.
Mbrojtësi italian kishte pasur deri tani shumë pak hapësira në këtë sezon, duke regjistruar vetëm 17 minuta në dy ndeshje.
Tashmë, tek Milani pritet të mësohet më shumë për gjendjen e Gabbias dhe shkallën e dëmtimit, që mund të ndikojë në planet e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.